Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, e ka uruar atë për suksesin e tij të radhës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ajo tha se është shumë krenare për titullin e ri në karrierën e tij.
Për Georginën, Ronaldo është një legjendë dhe frymëzim i saj.
“Atje ku është uniteti, atje është fitorja. Ti je një nga sportistët më të mirë në histori, ti tashmë je një LEGJENDË dhe burimi i frymëzimit tim. Faleminderit dashuria ime. Urime për një titull tjetër në karrierën tënde profesionale !!! Është një krenari dhe lumturia ime më e madhe të të shoqëroj në rrugëtimin e jetës”, ka shkruar ajo.