Këngëtari i njohur Gena, ka kontribuuar për ndërtimin e shtëpive për familjet e të prekurve nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë të martën e 26 nëntorit.
Kjo është bërë e ditur nga fondacioni “Fundjave ndryshe”, transmeton Gazeta Sinjali.
Këngëtari gjatë një interviste tregoi se ka dhuruar 15 milionë lekë ,’12,222 euro’, për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë shkatrruar nga tërmeti 6.4 ballë.
Gena është njëri ndër artistët e shumtë, të cilët kanë kontribuuar për qytetarët e Shqipërisë si me mjete financiare ashtu edhe me veshmbathje dhe produkte ushqimore./Gazeta Sinjali/