image Geci: Vjosa Osmani është gëzuar më shumë se VV për fitoren e Bulliqit në Podujevë

Politikë

Geci: Vjosa Osmani është gëzuar më shumë se VV për fitoren e Bulliqit në Podujevë

news image

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtar në këtë subjekt politik, Gani Geci, ka deklaruar se ka pasur anëtarë të kësaj partie që i janë gëzuar humbjes në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Geci ka thënë se edhe ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është gëzuar më shumë se VV për fitoren e Bulliqit.

“Fenomeni Vjosa ka ndikuar në rezultatin e këtyre zgjedhjeve sepse më tepër është gëzuar Vjosa Osmani që ka fituar Bulliqi sesa vet Vetëvendosje”, tha Geci.

Ai po ashtu theksoi se Osmani nuk e ka marrë besimin e elektoratit të LDK-së për ta përkrahur Albin Kurtin dhe partinë e tij.

“S’e kemi votuar që të thotë se “Edhe zogjtë e malit e dinë se jam me Albin Kurtin”. Kur dikush garon nën logon e një subjekti.. ne kemi kërkuar vota për Vjosa Osmanin që ta bëjë ndryshimin brenda LDK-së dhe jo të lëvdohet nga VV për të bëjë propagandë kundër LDK-së”, përfundoi ai në Klan Kosova.

/Gazeta Sinjali/