Gazetari serb, Bosko Jakshiq, në një intervistë për televizionin N1 ka thënë se i duket logjike qasja e Kosovës në vendosjen e reciprocitetit për tabela dhe dokumente të hyrje-daljeve.
Jakshiq thotë se përderisa Serbia e kërkon një gjë të tillë për shtetasit e Kosovës, atëherë nuk sheh arsye pse Kosova të mos e kërkojë të njëjtën gjë për ata që futen në Kosovë.
“Kjo tingëllon logjike. Nëse ti ju kërkon qytetarëve të Kosovës, nuk shoh arsye pse Kosova nuk do të mund të kërkonte ato letra për ata që futen në Kosovë”, ka thënë Jakshiq për N1.