Zoran Ostojiç, gazetari dhe politikani serb ka fol rreth gjendjes në Ukrainë pasojave nga mosvënia e sanksioneve ndaj Rusisë, rolin e Rusisë rreth Kosovës etj.
Ai tha se nëse Serbia nuk vendos sanksione, kthehet në vitet 90-ta, shkruan “Kurir”.
Në pyetjen nëse Rusia edhe më tutje mund të mbroj interesat e Serbisë në Kosovë, duke pas parasysh se atë askush nuk e merr si partner apo këshilltar, Ostojiç tha se “Rusia edhe Putin kanë humbur kredibilitetin për të përfaqësuar interesat e Serbisë në çështjen e Kosovës në atë moment që kanë okupuar Krimen”.
Kosovën edhe ata që nuk e pranojnë si shtet, e pranojnë se është shtet.
“Çka të mbrojë në Kosovë? Që Kosova të mos anëtarësohet në OKB përmes Këshillit të Sigurimit, kjo është e vetmja që Rusia mund të evitojë. Çka është Kosova, shtet, shtet i papranuar apo pjesë e Serbisë? Kosova për më shumë se 100 shtete është shtet i pranuar dhe kanë drejt ta armatosin. Për ne është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës. Thelbësore është vend që ne nuk e pranojmë, si bëjnë edhe rumunia, Spanja, Greqia e Sllovakia. Por ata pranojnë dokumentet e tyre, pasaportat, tabelat e automjeteve. Që do të thotë edhe ata që nuk e pranojnë si shtet, e pranojnë se është shtet. Vetëm se nuk nguten me dërgua ambasador. Prandaj në momentin që Putin okupoi Krimen, ka humbur kredibilitetin për të përfaqësuar interesat e Serbisë në çështjen e Kosovës. Ndërsa me pranimin e Donjeck dhe Luganski dy ditë para agresionit në Ukrainë, çka ka bërë ndryshe nga ShBA, apo Hungaria, Bullgaria, Gjermania e Britania që pranuan Kosovën”, tha Ostojiç.
Gazetari Ostojiç konsideron se humbjet nëse nuk vendosen sanksionet do të jenë shumë të mëdha dhe mund të krahasohemi me Bjellorusinë.
“Nëse ne nuk vendosim sanksione, ne bëhemi Bjellorusi, Por për dallim nga ajo që nuk është kandidate për BE, e ne jemi. Atëherë me këtë ne ju themi se po heqim dorë nga kandidatura dhe duam të bëhemi Bjellorusi. Cili është dallimi mes neve edhe Bjellorusisë? Dallimi është se ajo kufizohet me Rusinë, ndërsa ushtarët rus mund të vinë në Serbi vetëm përmes Er Serbia nëse këtë iu lejojnë vendet anëtare të NATO-së”, tha ai.
“Prej vrasjes së Gjingjiç ne udhëheqim politikë neutrale, ne themi nuk duam në asnjërin bllok, por nuk jemi neutral si Zvicra, Suedia e Finlanda që deri verës do të jetë neutrale, Suedia deri pranverën tjetër. Putin me veprimet e veta praktikisht dy vende neutrale i ka shtyrë në NATO. Do të thotë ne jemi ushtarakisht neutrale e politikisht nuk jemi qe 20 vjet. Nëse Zvicra ka vendos sanksione Rusisë, e ajo është neutrale edhe politikisht. Thjesht Serbia mund të shkojë rrugës së Bjellorusisë dhe të kthehet në vitet 90-të, kur mbi 300 vetë mbesin pa punë dhe ndërpritet shkëmbimi tregtar me BE. Do të kemi bukë, qysh thotë presidenti, yndyrë e s ai përket biberit mund të sigurohet nga Horgoshti, kjo është ajo që na është”, tha Ostojiç.