image Gazetari më i besueshëm në Angli thotë se Arsenali e ka përfunduar çështjen e trajnerit të ri

Futboll

Sport/ Gazetari më i besueshëm në Angli thotë se Arsenali e ka përfunduar çështjen e trajnerit të ri

news image

Fabrizio Romano, gazetari më i besueshëm sa i takon çështjes së transferimeve në botën e futbollit si dhe Sky Sport, raportojnë se Manchester City ka pranuar ofertën e Arsenalit për Mikel Artetën.

Sipas raportimeve, Mikel Arteta pritet të jetë trajneri i ri i Arsenalit, pasi që Manchester City, ka pranuar ofertën e “Gunners”, përkundër që Guardiola dëshironte qëndrimin e Artetës.

Arteta pritet ta marrë drejtimin e Arsenalit, pas shkarkimit të Unay Emerit, ndërsa në 14 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.

Të dielën Arsenali u mposht me rezultat 3 me 0 nga Manchester City./Gazeta Sinjali/