Një gazetar kinez i cili ishte zhdukur pasi në shkurt kishte raportuar ndër të parët për koronavirusin në Wuhan, më në fund është gjetur, ka njoftuar një mik i tij, duke theksuar se i riu ishte arrestuar nga autoritetet kineze, raporton The Guardian, transmeton Gazeta Sinjali.
Chen Qiushi, ish-avokat e më pas i shndërruar në gazetar, kishte filluar të raportojë nga rrugët e spitalet e Wuhanit që nga 23 janari.
Zhdukja e tij e mistershme kishte nxitur reagime të ashpra se qeveria kineze po hakmerret ndaj atyre që po tregonin të vërtetën, transmeton Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/