Gazetari britanik që ka raportuar nga Kosova në të kaluarën, ka kërkuar nga KFOR-i që të informojë lidhur me situatën në Kosovë.
Në një postim në Twitter, ai ka thënë se komunikimi duhet të jetë një pjesë e madhe e asaj që bën KFOR, sidomos në një kohë kur në media sociale, profile të ndryshme po shkruajnë lajme të paverifikuara për situatën në veri.
“Përshëndetje NATO_KFOR. Është koha t’u tregojmë të gjithëve se çfarë po ndodh në Kosovë. Komunikimi është një pjesë e madhe e punës suaj – kur të tjerët me kënaqësi po ndezin luftën në mediat sociale”, shkruan ai.