Gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), ka shkruar se synimi i Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për qarkullim të lirë të mallrave dhe personave, ka ngjallur mosbesim në rajon, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën.
E kjo nuk i ofron asnjë benefit Kosovës, sipas të përditshmes zvicerane.
Kjo gazetë shkruan se nismës së presidentit serb i janë bashkangjitur edhe kryeministri shqiptar dhe ai maqedonas.
Sipas “Open Ballkan” deri në vitin 2023 synohet të mos ketë kontrolle kufitare në vendet ballkanike që e përkrahin projektin.
Po ashtu synohet krijimi i një zone të lirë tregtare. Mbështetësit e projektit (Vuçiq, Rama dhe Zaev) thonë se “Open Balkan” nuk paraqet konkurrencë për integrimet europiane, por “Neue Zürcher Zeitung” është e bindur në të kundërtën: të dyja nismat burojnë nga bindja se anëtarësimi në BE në aspektin afatgjatë duket jorealist. /GazetaSinjali/