Gazeta prestigjioze franceze ‘Le Figaro’ ka përzgjedhur një fotografi interesante për ta kumtuar lajmin se Joe Biden është zgjedhur president i ri i Amerikës.
‘Le Figaro’ ka përdorur një ilustrim grafik të një fotografie dekorative në mur në një kafeteri, fotografi kjo e cila mban mbishkrimin “Urime Z. President, nga Kosova me dashuri”.
Demokrati Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas një gare të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandat të dytë si njeriu i parë i Amerikës. /Gazeta Sinjali/