image Gazeta angleze: Fëmijë kosovarë të quajtur "Tonibler" dhe dashuria e Kosovës për Anglinë

Futboll

Ndeshja/ Gazeta angleze: Fëmijë kosovarë të quajtur “Tonibler” dhe dashuria e Kosovës për Anglinë

news image

Tifozët dhe lojtarët e Anglisë janë mësuar të mbërrijnë në tokë të huaj me pritje armiqësore. Kështu vjen si befasi e këndshme të shohësh disa përgjigje ndaj Tre Luanëve në Prishtinë përpara ndeshjes së së dieles mbrëma me Kosovën.

Ata kanë figurën e Tony Blairit si falenderim për gjithë këtë, shkruan mediumi anglez, The Sporsman.

Skuadra e Gareth Southgate tashmë ka arritur të kualifikohet në Euro 2020 falë fitores së të enjtes 7:0 kundër Malit të Zi. Kosova nga ana e tyre, ka humbur kualifikimin për Evropianin e verës së ardhshme pas humbjes 2:1 ndaj Çekisë.

Por, pavarësisht se kjo ndeshje e fundit ka më pak rëndësi, ka pasur një pritje të jashtëzakonshme për Anglinë në Prishtinë. Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka shtritrë dorën e miqësisë për ekipin mysafir dhe tifozët shoqërues të tyre.

Postera që përshkruajnë lojtarët e ekipit të Anglisë me mbishkrimet “Mirësevjen broo” janë stampuar në të gjithë qytetin, Në baret e kafesë, kamarierët janë veshur me bluza me mesazhe mirëseardhëse për fansat që fluturuan nga Blighty për ta parë ndeshjen dhe gjithashtu është planifikuar një ceremoni para ndeshjes, shkruan The Sportsman, transmeton Gazeta Sinjali.

Organizimet në këtë zonë janë pjesë e festimeve, pasi kryetari Ahmeti ka njoftuar Associated Press se “këto tregojnë se nuk ka racizëm në Kosovë dhe gjithashtu janë si formë mirënjohje për rolin e Londrës në luftën e Kosovës”.

Megjithëse kjo luftë mund të ketë qenë kryesisht zhurmë në sfond për shumë britanikë, ngjarjet e vitit 1998 dhe 1999 ende rezonojnë brenda vetë Kosovës dhe do të mbetet përgjithmonë një kapitull themelor në historinë e vendit, me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair që luante një rol të madh.

Kosova ishte nën Serbi në vitin 1918 duke formuar përfundimisht Jugosllavinë. Vitet 1990 patën një përshkallëzim dramatik të tensionit etnik, me konfrontim përfundimtar midis fuqisë serbe dhe faktorëve kosovarë të çlirimit dhe me presidentin jugosllav, Slobodan Millosheviq, i cili u akuzua më pas për krime lufte,

Pas sulmeve ajrore të sanksionuara nga NATO, Tony Blair gjithashtu urdhëroi shumicën e ushtrisë britanike – rreth 50 mijë trupa – që ta pushtojnë këtë terren në përpjekje për ta zmbrapsur Millosheviqin më 1999. Kosova përfundimisht e shpalli pavarësinë më 2008, me Mbretërinë e Bashkuar që u bë një nga kombet e para që e njohu sovranitetin e saj.

Blair mbetet hero në Kosovë falë veprimeve të tij, me shumë kosovarë që i kanë emëruar fëmijtë e tyre “Tonibler” në nder të tij.

“Ata më pyesin si e ka emrin”, i tha Jahir Sahiti një kanali teliviziv kosovar, duke folur për djalin e tij të quajtur Tonibler. “Unë u them atyre se emri i tij është Tonibler dhe shpresoj që ai ta mbartë atë me shëndet të mirë”.

Nëna Shukrija shtoi: “Unë shpresoj te Zoti që ai të rritet si Tony Blair, apo edhe thjesht t’i ngjajë sadopak”.

Anglia dhe Kosova u takuan në ndeshjet parakualifikuese për herë të parë në shtator të këtij viti, me Tre Luanët që prisnin Kosovën në stadiumin St.Marry të Southamptonit. Një lojë e vrullshme solli katër gola të Anglisë pa u bërë gjysmë ore, me ndeshjen që përfundoi 5:3.

Kjo ndeshje e kthimit mund të jetë me më pak rëndësi, por në fund të fundit, në rrugëtimin e vështirë dhe nganjëherë traumatik të kualifikimit të Anglisë, kjo ndeshje bën një ndryshim freskues që kjo pjesë e Anglisë të jetë në zemër të një historie kaq të ndjerë. /Gazeta Sinjali/