image Gati 90% e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë janë shëruar

Shëndetësi

Gati 90% e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë janë shëruar

news image

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, janë regjistruar gjithsej 15 mijë e 971 raste me COVID-19 nga 73.287 persona të dyshimtë, njofton Gazeta Sinjali.

Shkalla e vdekshmërisë në Kosovë nga COVID-19 është 4% dhe deri më tani 638 persona kanë humbur betejën me këtë virus.

Ndërsa, në total numri i të shëruarve ka shkuar në 14 mijë e 189, ose më saktësisht 88.8% e rasteve të infektuarve janë shëruar.

Më tutje, numri i rasteve aktive në Kosovë është 1144.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shëruar 46 pacientë dhe janë regjistruar 33 raste të reja me COVID-19.

Komuna që kishte më së shumti raste sot ishte Prishtina me 14 të tilla apo 42.4% e rasteve pozitive që janë regjistruar, vijnë nga ky qytet. /Gazeta Sinjali/