image Gashtë të vdekur dhe 349 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëri

Gashtë të vdekur dhe 349 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 349 raste të reja të infektimit me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë këtij harku kohor kanë ndërruar jetë gjashtë pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, nga 12 raste në Gjirokastër dhe Pogradec, 11 raste në Tropojë, nga 10 raste në Lezhë e Vlorë, nga 9 raste në Devoll, Kukës, Lushnje dhe Sarandë, nga 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan dhe Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, nga 5 raste në Kamëz dhe Libohovë, nga 4 raste në Librazhd dhe Cërrik, nga 3 raste në Mallakastër, Malësi e Madhe, Kuçovë dhe në Vorë, nga 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Prrenjas, Skrapar, Patos e Poliçan, nga 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë dhe Gramsh.

“6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 66 – 84 vjeç”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91 mijë e 875 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar./Gazeta Sinjali/