image Gashi u shkarkua, por partia e Kurtit mban edhe më tutje shkrimet e tij kundër intervenimit të NATO-s

Gashi u shkarkua, por partia e Kurtit mban edhe më tutje shkrimet e tij kundër intervenimit të NATO-s

news image

Shkëlzen Gashi, i cili u shkarkua sot nga detyra e këshilltarit të kryeministrit Kurti, nga ky i fundit, vazhdon të ketë të publikuara shkrimet që flet kundër intervenimit të NATO-s, në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke u ndërlidhur me deklaratën e Shkëlzen Gashit, e cila nxiti reagime të shumta, Gazeta Sinjali, raportoi sot se në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje, ndodhen shkrime të publikuara kundër intervenimit të NATO-s.

Shkrimi i titulluar ‘Për çfarë ka intervenuar NATO në Kosovë?’, përmes së cilit ripërseritet se ’NATO ka rënduar katastrofën’ si dhe ‘ka garantuar mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial të Jugosllavisë’, i publikuar në qershor të vitit 2010, rezulton të jetë shkruar nga Shkëlzen Gashi.

Edhe pse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas presionit publik shkarkoi sot Shkëlzen Gashin, ai po vazhdon të kritikohet fort për shkak se akoma nuk është distancuar nga gjuha e ish-këshilltarit për ‘krimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj 1 mijë civilëve serbë’.

Përkundrazi Kurti ka theksuar se Gashin ‘e çmon për mendimin kritik’. /Gazeta Sinjali/