image Gashi për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion: Nuk prodhoi asgjë për 10 vite

Politikë

Gashi për shuarjen e Task-Forcës anti-korrupsion: Nuk prodhoi asgjë për 10 vite

news image

Shefi i Grupit Parlamentar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka deklaruar se shuarja e Task-Forcës anti-korrupsion për 10 vite nuk kishte prodhuar asgjë dhe ishte një instrument i rrezikshëm në duart e kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mungon baza juridike e kësaj Task-Force se për 10 vite nuk kemi parë se ka pasur ndonjë rezultat të theksuar dhe se po ashtu në të njëjtën kohë kjo Task-Forcë në të shkuarën është përdorur për grupet e caktuara të individëve. Ky institucion ka qenë një instrument I rrezikshëm në dorën e kryeministrit, do të thotë pozitës së kryeministrit, cilido qoftë ai”, tha Gashi në TV Dukagjini.

Ai gjithashtu ka thënë se shuarja e Task-Forcës ka qenë në programin e LDK-së.

Kujtojmë që ditë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi të shfuqizojë Task-Forcën anti-korrupsion, që ishte pjesë Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/