image 12 vjetori i vdekjes së Fadil Feratit, Abdixhiku: Mirënjohje të thellë për sakrificën dhe trimërinë e tij

Sociale

12 vjetori i vdekjes së Fadil Feratit, Abdixhiku: Mirënjohje të thellë për sakrificën dhe trimërinë e tij

news image

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar veprimtarin, Fadil Ferati në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai tha se Ferati i takon plejadës së intelektualëve dhe veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, që nuk u ndalën së punuari për të mirën e vendit deri në frymën e fundit.

“Janari, Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori shumë personalitete të rëndësishme e ndër ta edhe Fadil Feratin, nënkryetarin e LDK-së e kryetarin shumëvjeçar të komunës së Istogut”.

“Sot, në 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fadil Feratit, nderojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtimin, sakrificën dhe trimërinë e tij”, thuhet në një postim në Facebook të LDK-së.

Tutje,  Abdixhiku deklaroi se kujtimi për njërin nga themeluesit e degës së LDK-së në Istog është i përjetshëm.

“Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura ngushtë me fatin e Kosovës për liri e pavarësi; angazhimi i tij shoqëror e politik ishte misioni dhe vizioni i tij për qeverisje të mirë, dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve; kryetar besnik për të gjithë istogasit. Trashëgimia e vyer intelektuale dhe politike e tij mbeten shembuj frymëzimi për shumë breza për t’i shërbyer me përkushtim, dinjitet dhe krenari vendit”.

/GazetaSinjali/