image Haziri: E kemi partinë në pushtet që sa herë del mirë në sondazhe na çon në zgjedhje, ne jemi të gatshëm të garojmë

Politikë

Haziri: E kemi partinë në pushtet që sa herë del mirë në sondazhe na çon në zgjedhje, ne jemi të gatshëm të garojmë

news image

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Haziri ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që sipas tij që nga dita e parë ‘ka kërcënuar’ me dërgimin e vendit në zgjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas tij, Qeveria duhet të mendojë a është e gatshme të rrezikohen 7 milionë euro për zgjedhje të reja dhe nëse po, partia e tij është e gatshme të futet në garë.

“Ai ka kërcënu ditën e parë me na çu në zgjedhje. Me rastin e zgjedhjes së presidentes ka thanë, nëse nuk votohet me e ndryshu ligjin për zgjedhje, kemi me shku në zgjedhje. Pa hy hiç në Qeveri ka mendu me shku në zgjedhje. Kjo nuk është e re. Pas një viti me thanë po shkojmë në zgjedhje, ne jemi të përgatitur, ne nuk kemi nevojë as me nxjerr pluhur a është kohë e mirë, a është kohë e favorshme. Kemi pasur një parti politike që sa herë që kanë dalë mirë në sondazhe e kanë çu bvendin në zgjedhje. A është e gatshme me i rreziku 7 milionë euro vetëm me e çu vendin në zgjedhje, le ta bon kalkulimin ne dalim në zgjedhje. 1 vjet njerëzit e kanë pa formën e qeverisjes dhe munden me e shprehë prapë votën politike”, ka thënë Haziri në kanal 10.

/GazetaSinjali/