image Rezultati në Mitrovicë për Kuvendin Komunal - Sinjali

Rezultati në Mitrovicë për Kuvendin Komunal

news image

Partia Demokratike e Kosovës është subjekti politik më i votuar në zgjedhjet e djeshme në Mitrovicën e Jugut edhe sa i përket Kuvendit Komunal.

PDK-ja ka marrë 39,79% të votave për Kuvend Komunal, kur janë numëruar 99,25% e votave.

Sipas rezultateve të deritashme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është e dyta me 30,59%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 16,41%.

Pas tyre radhitet Aleanca Kosova e Re me 3,62% e Forca e Diasporës (FED) me 3,47%.

Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut.

Votat për kryetar komune tashmë janë numëruar dhe sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Hamza ka marrë mbi 53,86% të tyre, duke e shmangur kështu balotazhin./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin