image Gashi i LDK-së i nervozuar me rezolutën e VV-së: Pec a t’kanë pyet ty najsen?

Politikë

Gashi i LDK-së i nervozuar me rezolutën e VV-së: Pec a t’kanë pyet ty najsen?

news image

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bëri të ditur se partia në pushtet ka propozuar një rezolutë gjë që siç duket e ka nervozuar Gashin.

Ai tha se nuk ka asnjë kuptim që pushteti të propozojë rezoluta, pasi sipas tij “pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje”.

“Kemi kërku mirëkuptim nga ju që të propozoni çkado që mendoni se është e rëndësishme dhe duhet të hiqet, shtohet, plotësohet, ndryshohet në dokumentin që e kemi propozu ne. Në momentet e fundit kuptojmë që partia në pushtet ka propozu rezolutë. Çfarë logjike ka pushteti me propozu rezoluta, pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje. Çka është kjo pushteti me propozu rezoluta?”.

“Ne ju lutëm hajdeni propozoni në rezolutën tonë çka doni me ndryshu, bile jemi të gatshëm me ndryshu komplet, nëse ajo çka propozoni ju është e arsyeshme. Shihet ku shkon logjika e këtij pushteti. Deshiron që me nxjerr rezolutë mbi rezolutë, tu i pas mekanizmat e shtetit dhe pushtetit në dorë, bile në mënyrë klandestine, pa e protokollu dhe pa e dorëzu te deputetët fare”, tha ai.

Derisa fliste për rezolutën e VV-së, Gashi iu drejtua ministrit të Bujqësisë, “Faton Peci: Pec, a t’kanë vet ty najsen?”.

“Ju i keni mekanizmat e vendimmarrjes. Nëse ministrat i keni të paaftë, qeverinë e keni të paaftë me marrë vendime, dhe doni me i detyru me rezolutë të shumicës m’i bo disa veprime, kjo ska kurrfarë kuptimi, çfarë Qeverie është kjo, çfarë qeverisje është kjo. Pec a t’kanë vet ty najsen? Spo muj me kuptu këtë punë”, tha Gashi.

/GazetaSinjali/