Labinot Gashi i njohur me emrin e artistik si Gashi, ditë më parë bëri të ditur se së shpejti do të publikonte remixin e këngës “Safety”, në bashkëpunim me Chris Brown.
Ai nuk dha detaje të tjera rreth këtij bashkëpunimi, kështu duke e lënë mister për fansat e muzikës së tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, siç duket tanimë çdo gjë është vendimtare dhe ky bashkëpunim për fansat e të dy rep-artistëve do të lansohet më 24 janar.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Gashi, përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij, në rrjetin social Instagram.
“Safety 2020, 24 janar në bashkëpunim me Chris Brown dhe Afro B”, ka shkruar ai Instagram.
Mbetet të shihet se a do të publikohet ky bashkëpunim i shoqëruar me videoklip apo vetëm në versionin audio./Gazeta Sinjali/