image Gashi shfaq talentin në vallëzim, paralajmëron bashkëpunimin me Chris Brown

Bota e Yjeve

Showbiz/ Gashi shfaq talentin në vallëzim, paralajmëron bashkëpunimin me Chris Brown

news image

Labinot Gashi i njohur me emrin artistik si Gashi, së fundmi është shfaqur duke vallëzuar me një grup valltarësh me këngën e tij “Safety”.

Rep-artisti shfaqet tejet i lumtur teksa vallëzon, përderisa grupi e inkurajon të mos ndalet, shkruan Gazeta Sinjali.

Krahas talentit në vallëzim, Gashi përmes kësaj videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ka zbuluar se këtë vit do të sjellë remixin e këngës “Safety” në bashkëpunim me rep-artistin gjithashtu me famë botërore, Chris Brown.

Gashi ka marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët janë shprehur të lumtur që po e shohin atë në formë kaq të mirë. E të lumtur këtë video e bëri edhe kantautorin britanik, Sam Smith, i cili i shkroi koment “kjo më bën shumë të lumtur”.

https://www.instagram.com/p/B7HivL5F6oq/

Gashi nuk ka dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të publikohet remixi i këngës “Safety” dhe mbetet të shihet se a do të publikohet i shoqëruar me videoklip apo vetëm në versionin audio./Gazeta Sinjali/