Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po krijon një klimë të tensionuar në Kuvend, shkruan Gazeta Sinjali.
Gashi u shpreh se Nagavci po bën nxitje të qëllimshme në Kuvend, gjersa ka shtuar se tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë ndarë dhe na kanë bashkuar.
“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionume e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit, kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetarin. Nxitje të qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci, ka shkaktuar klimë të tensionuar, për tema të rëndësishme. Keqmenaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë nda e nuk na kanë bashku”, tha Gashi në T7.