Fenerbahce do ta ketë tejet të vështirë që ta mbaj Vedat Muriqin edhe sezonin e ardhshëm.
Përveç Tottenham, në garë për shërbimet e sulmuesit kosovarë kanë hyrë edhe dy skuadra italiane.
Siç raporton ‘CalcioMercato’, Lazio dhe Fiorentina janë në garë për të transferuar lojtarin e kombëtares së Kosovës.
Forma e lartë e Muriqit këtë sezon ka kapur vëmendjen e shumë klubeve në Evropë.
Sulmuesi kosovar ka shënuar 12 gola në 20 ndeshje, duke e ngritur çmimin e tij./Gazeta Sinjali/