Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, e ka uruar kandidatin e Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqin, për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë, shkruan Gazeta sinjali
Geci përmes një postimi në Facebook ka thënë se LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja.
Ai tutje u shpreh se LDK-së i duhet një reformë e thellë, një pushim opozitarë dhe nga një proces i rregullt zgjedhorë brenda partiak dhe sipas tij, në krye të saj duhet të vijë Kujtim Shala.
Postimi i plotë:
Urime fitoren Shpjetim Bulliqi,
LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja.
Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij.
Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompnia e tij.
LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga nji proces i rregullt zgjedhorë brenda partiak krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim Shala pikë. Për ndryshe trendi i ramjes do të jetë i pa ndalshëm.