image Gani Geci tregon si do t'i ndajnë postet LDK-ja me VV-në

Kosovë

Deklarata/ Gani Geci tregon si do t’i ndajnë postet LDK-ja me VV-në

news image

Ish-deputeti Gani Geci, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i ndajnë ministritë përgjysmë, pesë me pesë.

“Ministritë do të ndahen pesë me pesë. Por, problemi kryesor është posti i presidentit, jo ministritë. Shumë shpejt, brenda këtij muaji do të merren vesh LDK-ja dhe VV-ja për zgjedhjen e presidentit”, është shprehur Geci në Pressing.

Tutje, ai tregoi edhe për një propozim tjetër ndërmjet këtyre dy partive.

“Brenda këtij muaji do të merren vesh se kush do të zgjidhet president. Deri në atë moment, ministritë do të ndahen pesë me pesë. E në momentin kur zgjidhet presidenti, LDK-ja ia lëshon një ministri VV-së”, shtoi Geci./Gazeta Sinjali/