Erion Morina, 20-vjeçari nga Drenoci i Malishevës është gjetur i vdekur sot në Bergamo të Italisë. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në mëngjesin e së enjtes, ku Morina kishte qenë në një lokal, transmeton Gazeta Sinjali.
Aty kishte filluar një zënkë mes tij dhe një personi tjetër. Sipas mediave italiane, Morina ishte goditur me një shishe të qelqit në kokë, e më pas ishte tërhequr zvarrë 50 metra, derisa ishte hedhur trupi i tij në lum. E gjithë ky version sipas mediave italiane është dhënë nga hetuesit italian.
Karabinierët janë duke u marrë me rastin e të riut kosovar, ku i dyshuari është ndalur edhe është në mbajtje.
Trupi i Erion Morinës, nga lumi është nxjerr nga zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga policia lokale./Gazeta Sinjali