Futbollisti nga Kosova, Liridon Krasniqi që luan në Malajzi, në një intervistë dje e ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.
Sipas tij, rëndësia e Kurtit në Kosovë është sikurse e Lionel Messit në Barcelonë, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Albin Kurti është i rëndësishëm për Kosovën si Messi për Barcelonën’, ka thënë ai në RTV 21.
Për momentin, Krasniqi mbron ngjyrat e skuadrës Johor Darul Tazim ./Gazeta Sinjali/