image Futbollisti i njohur pjesë e serialit “La Casa de Papel”

Serial/ Futbollisti i njohur pjesë e serialit “La Casa de Papel”

news image

Sulmuesi i njohur brazilian Neymar, është shfaqur në dy episode të serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”.

Neymar me këtë rast vendosi që gëzimin ta ndaj me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.

Ia dola të bëj realitet ëndrrën time të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Tani juve mund të ju tregoj personazhin tim, Joao. Faleminderit La Casa de Papel”, shkroi ai në një postim në Instagram.

https://www.instagram.com/p/B1rHsrFATGt/

Seriali spanjoll që portretizon planet dhe rrugëtimin e një bande kriminale, theu rekordet e shikueshmërisë me sezonën e tretë. Ky sezon u shikua nga më shumë se 34 milionë njerëz në të gjithë botën në shtatë ditët e para pas premierës.

Skenat e serialit ku luan sulmuesi brazilian, janë xhiruar në fillim të këtij viti./Sinjali/