Sulmuesi i njohur brazilian Neymar, është shfaqur në dy episode të serialit të njohur spanjoll “La Casa de Papel”.
Neymar me këtë rast vendosi që gëzimin ta ndaj me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, transmeton Sinjali.
“Ia dola të bëj realitet ëndrrën time të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Tani juve mund të ju tregoj personazhin tim, Joao. Faleminderit La Casa de Papel”, shkroi ai në një postim në Instagram.
Seriali spanjoll që portretizon planet dhe rrugëtimin e një bande kriminale, theu rekordet e shikueshmërisë me sezonën e tretë. Ky sezon u shikua nga më shumë se 34 milionë njerëz në të gjithë botën në shtatë ditët e para pas premierës.
Skenat e serialit ku luan sulmuesi brazilian, janë xhiruar në fillim të këtij viti./Sinjali/