Festa e tifozëve të Arsenalit për largimin e Granit Xhakës nga fusha në ndeshjen e djeshme, nuk e kanë bërë të ndihet keq vetëm kosovarin, por edhe bashkëlojtarin e tij, Lucas Torreira.
Uruguaiane është parë me lot në sy në momentin kur Xhaka ka dalur nga fusha i nervozuar me tifozët e Arsenalit, të cilët po festonin zëvendësimin e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Festa e tifozëve të Arsenalit për zëvendësimin e Xhakës ishte më të vërtetë e çuditshme, pasi që kosovari luajti mjaftë mirë në atë takim duke bërë edhe një asistim.
Në ndërkohë zëvendësimi i Xhakës me Sakan, i cili është mesfushor i krahut nuk i ka treguar aspak se trajneri i Arsenalit është i pakënaqur me Xhakën. Ky zëvendësim është dukur më shumë taktik, pasi që Arsenalit i nevojitej një tjetër gol për t’i fituar pikët e plota.
Përkundër kësaj Arsenali mori vetëm një pikë nga kjo ndeshje pasi ndeshja me Crystal Palace përfundoj 2 me 2./Gazeta Sinjali/