image Futbollisti e vret pulën gjatë një ndeshje duke e goditur me shkelm

Futboll

Kroaci/ Futbollisti e vret pulën gjatë një ndeshje duke e goditur me shkelm

news image

Ivan Gazdek, lojtar i skuadrës së NK Jelengrad, që garon në kampionatin gjysmëprofesionist të Kroacisë ka përfunduar në qendër të vëmendjes për aktin e tij të tmerrshëm ndaj një pule.

Gazdek i ka ndjekur me vrap disa pula që kishin hyrë në fushë dhe e ka goditur me shkelm njërën prej tyre duke e lënë të ngordhur në vend.

Më pas ai e ka kapur dhe e ka flutuaruar atë përtej gardhit, duke lënë në vend vetëm disa penda.

Lojtari 23-vjeçar u ndëshkua me karton të kuq për sjellje antisportive.

Akti i ndodhur në ndeshjen NK Jelengrad-Jasenovac ka tronditur shoqatën “Miqtë e Kafshëve”, që ka vendosur të ngris padi ndaj lojtarit.

Ndërkohë Gazdek, në një prononcim për mediat lokale, është shprehur se nuk ka pasur ndërmend të vrasë pulën dhe se do t’ia blejë pronarit një tjetër pulë.