image Identifikohet vatra e parë e gripit të shpezëve në qarkun e Elbasanit, groposen të gjitha pulat

Shqipëri

Identifikohet vatra e parë e gripit të shpezëve në qarkun e Elbasanit, groposen të gjitha pulat

news image

Shërbimi Veterinar identifikoi një fermë me 180 pula të prekura nga gripi i shpezëve në bashkinë e Peqinit.

Kjo është vatra e parë në këtë qark dhe të gjitha pulat e fermës janë asgjësuar nga Shërbimi Veterinar.

Zona është dezinfektuar, megjithatë, ky shërbim bën thirrje për kujdes, njofton ATSH.

Është shfaqur në bashkinë Peqin. Shërbimi Veterinar pas identifikimit të fermës, ka asgjësuar 180 krerë pulash, si dhe ka dezinfektuar vendin”, deklaroi në një prononcim në medie Fatmir Ozuni, përfaqësues i këtij shërbimi në Elbasan.

Në mënyrë kategorike fermerët e kanë të ndaluar të nxjerrin shpendët në treg dhe në rast se bëjnë një gjë të tillë, do të përballen me sanksione.

Nuk paraqet rrezikshmëri, por ju bëj thirrje fermerëve të jenë të kujdesshëm, të mos dalin në treg për të shitur shpendët e tyre”, theksoi ai.

Ndërkohë shpendët për tregtim lejohet të dërgohen në thertore të shoqëruara me certifikatën shëndetësore./Gazeta Sinjali/