image Fermerit në Prizren i digjen 8000 zogjë, vlera e dëmit 60 mijë euro

Siguri

Fermerit në Prizren i digjen 8000 zogjë, vlera e dëmit 60 mijë euro

news image

Në lagjen Bajram Curri në Prizren, dje është djegur një fermë e pulave me ç’rast vlerë e dëmit është 60.000 mijë euro, mëson Gazeta Sinjali.

Nga ky rast u shkaktuan dëme të mëdha, ku si pasojë e zjarrit janë djegur 8000 mijë zogjë të pulave si dhe është djegur një pjesë e objektit të fermës, njoftojnë burimet e Sinjalit.

Menjëherë pas denoncimit të ngjarjes nga fermeri, policia, zjarrfikësit dhe ekipi i KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin. /GazetaSinjali/