Nuk ka pushim për Kombëtaren e Kosovës.
‘Dardanët’ do të rikthehen menjëherë në fushën e blertë, për të vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së dielës kundër Anglisë.
Kosova mbrëmë u mund nga Çekia 2:1 në Plzen, për t’i humbuar gjasat për kualifikim në EURO 2020 përmes fazës së grupeve.
Të premten, Kosova me fillim nga ora 18:00, do të vazhdojë stërvitjet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Vlen të ceket se Kombëtarja e Kosovës ka edhe një mundësi tjetër, duke kërkuar suksesin në Ligën e Kombeve, në ndeshjet që zhvillohen në muajin mars.