image Futbollistët e Kosovës nuk i përmbajnë lotët pas ndeshjes

Futboll

Futbollistët e Kosovës nuk i përmbajnë lotët pas ndeshjes

news image

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje të hidhur nga Republika çeke në ndeshjen e parafundit eliminatore për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e vlefshme për grupin A, djelmoshat e Bernard Challandes janë mposhtur me rezultat 2:1 nga çekët në ‘Doosan Arena’.Atdhe Nuhiu shënoi për Kosovën, ndërsa Kral dhe Celustka shënuan për vendasit.

Pas ndeshjes, është parë edhe dëshpërimi i madh te futbollistët e Kosovës.

Me këtë humbje, është shuar edhe ëndrra për kualifikim në ‘Euro’ përmes eliminatoreve, pasi momentalisht renditet në vendin e tretë me 11 pikë, katër më pak se vendi i dytë Çekia./Gazeta Sinjali/