image Futbollistët e Arsenalit nuk i besojnë më Unai Emeryt – pritet shkarkimi

Futboll

Sport/ Futbollistët e Arsenalit nuk i besojnë më Unai Emeryt – pritet shkarkimi

news image

Unai Emeryt i ka mbetur shumë pak kohë në Arsenal, pasi spanjolli po e humb besimin e lojtarëve të vet.

Sipas Telegraph, disa lojtarë kyçë në skuadrën e Arsenalit e kanë humbur durimin me trajnerin Unai Emery.

Arsenali i shpëtoi një humbjeje që do të ishte trupëzuese ndaj një ekipi në vështirësi si Southampton të shtunën në Premierligë, falë golit tejet të vonshëm të Alexandre Lacazette në minutën 96-të.

Ky rezultat e ka shtuar edhe më shumë presionin ndaj spanjollit.

Raportohet se edhe kryetari i klubit, Chips Kesëick, e ka menduar dorëheqjen e tij pas një rezultat tjetër zhgënjyes, por Emery mbetet në detyrë tani për tani./Gazeta Sinjali/