image Fushë Kosovë/ Punëtorët e ndërtimit hedhin bërllokun nga katet e larta

Siguri

Fushë Kosovë/ Punëtorët e ndërtimit hedhin bërllokun nga katet e larta

news image

Punëtorët e kompanive të ndryshme të ndërtimit përveq se rrezikohen vetë nga punimet, ata shpeshherë rrezikojnë edhe qytetarët përreth, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën Besa-Besë në Fushë Kosovë.

Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Sinjalit, ku shihen punëtorët e kompanisë ndërtuese “Qami Construction”, teksa hedhin materiale të ngurta nga katet e larta, kështu duke rrezikuar qytetarët.

Sipas sinjalizuesit, kjo gjendje po vazhdon tash e sa ditë, ku ka pasur raste që kanë hedhur edhe nga kati i 8-të dhe i 9-të.

Diteve te kaluara ka pas edhe hudhje edhe nga kati 8, 9“, ka thënë sinjalizuesi. /GazetaSinjali/