image Fushë Kosovë: "Kapadaitë" gjuajnë në ajër me armë zjarri nga vetura

Siguri

Fushë Kosovë: “Kapadaitë” gjuajnë në ajër me armë zjarri nga vetura

news image

Disa persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në ajër nga vetura e tyre, derisa po kalonin në rrugën “Nora Kelmendi” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë se të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri mesditën e djeshme dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Këto burime bëjnë të ditur po ashtu se në këtë rrugë kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 9mm./Gazeta Sinjali/