image Fushë-Kosovë, hajnat e rrahën një grua dhe ia vodhën çantën me stoli ari dhe para

Kosovë

Policia/ Fushë-Kosovë, hajnat e rrahën një grua dhe ia vodhën çantën me stoli ari dhe para

news image

Një grua ka raportuar në polici se përderisa ishte duke ecur, ëshë sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, të cilët ia kanë marrë edhe çantën e krahut në të cilën kishte stoli ari dhe 250 euro, raporton Gazeta Sinjali.

“Rruga” Arbëria”, Fushë Kosovë, viktima femër ka njoftuar se derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj, i kanë grabitur çantën e krahut në të cilën kishte 250 euro para të gatshme, një zinxhirë dhe një unazë të arit dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

“ Viktima kishte pësuar lëndime trupore dhe është trajtuar në QKUK ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton më tej policia.

/Gazeta Sinjali/