image Fushë Kosovë: Hajnat depërtuan me forcë në shtëpi, vodhën 18 mijë euro ari e para

Siguri

Fushë Kosovë: Hajnat depërtuan me forcë në shtëpi, vodhën 18 mijë euro ari e para

news image

Gjendja e rëndë ekonomike në Kosovë shpeshherë ka shtyer qytetarët që të mendojnë forma alternative për financim, më shumë përmes kredive, borxheve, por ka edhe prej atyre të cilët kanë zgjedhur forma më të lehta, siç janë vjedhjet, grabitjet e këso lloj veprash, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se dje në rrugën “Pal Paluci” të Fushë Kosovës, rreth orës 17:30, persona të panjohur si formë për financim kanë zgjedhur alternativën më të lehtë për ta, por më të dëmshme për personin tjetër.

Persona të afërt me viktimën bëjnë të ditur se personat e panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, duke ia dëmtuar dritaren, por dëmet materiale që i shkaktuan ishin shumë herë më të mëdha se sa dritarja.

Ata bënë të ditur për Gazetën Sinjali se shuma e vjedhur nga hajnat kap vlerën prej 6 mijë euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë prej 12 mijë euro.

Njësitet përkatëse të policisë i janë përgjigjur ankesës së viktimës dhe janë iniciuar hetimet lidhur me rastin, mirëpo ende nuk është identifikuar ndonjë person si i dyshuar.

/Gazeta Sinjali/