image Fushë Kosovë: Gruaja e rrahë burrin me kabllo

Siguri

Fushë Kosovë: Gruaja e rrahë burrin me kabllo

news image

Nuk kalon pothuajse asnjë ditë në të cilën nuk shënohet një rast i dhunës në familje, por nuk janë edhe aq të shpeshta rastet sikur ky i djeshmi që ndodhi në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saja brenda Policisë së Kosovës se një burrë ka raportuar në polici se është rrahur nga gruaja e tij.

Sipas tij, mëngjesin e djeshëm e dyshuara e ka goditur atë me një kabllo, duke i shkaktuar plagë, për të cilat atij i është dashur të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, këto burime i kanë thënë gazetës se bashkëshortja e tij është intervistuar, për të liruar pastaj në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/