image Fushë Kosovë/ Burri ia rrëmben fëmijën 10-muajsh ish-gruas dhe zhduket, Policia e shpall në kërkim

Siguri

Fushë Kosovë/ Burri ia rrëmben fëmijën 10-muajsh ish-gruas dhe zhduket, Policia e shpall në kërkim

news image

Marrja dhe mbajtja në mënyrë të kundërligjshme e fëmijës qoftë nga prindi të cilit i janë mohuar të drejtat prindërore apo nga dikush tjetër është vepër e sanksionuar me Kodin Penal dhe dënohet me burgim. Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Prishtinë, me ç’rast një person është shpallur në kërkim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka rrëmbyer fëmijën që ka me ish-bashkëshorten dhe më pas është zhdukur.

Kjo situatë e ka shqetësuar në masë të madhe viktimën, e cila pas shumë thirrjeve nuk ka arritur të bie në kontakt me të dyshuarin dhe ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia.

Për motive ende të panjohura, i dyshuari e ka marrë fëmijën dhe më pas është larguar, duke mos lënë asnjë gjurmë. Denoncimi në Polici ka bërë që Prokurori i Shtetit të nis hetimet për këtë rast dhe të lëshojë urdhër që i dyshuari të arrestohet posa të haset nga njësitet policore.

Me këtë rast, i dyshuari është futur në listën e personave të kërkuar dhe janë njoftuar stacionet policore që nëse i dyshuari ndalohet të prangoset menjëherë.  

Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me detajet e reja të rastit.

/GazetaSinjali/