image Fushë Kosova dhe "Kalabria" mbesin pa ujë të pijshëm, ujësjellësi tregon arsyen

Sociale

Fushë Kosova dhe “Kalabria” mbesin pa ujë të pijshëm, ujësjellësi tregon arsyen

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se banorët e Fushë Kosovës dhe ata të lagjes “Kalabria” në Prishtinë nuk do të kenë furnizim me ujë të pijshëm sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes, në orën 05:00, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo ndërprerje, sipas KRU “Prishtinës” është bërë për shkak të disa problemeve teknike që janë shfaqur në rezervuarin e Shkabajve.

“Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes ” Kalabria” në Prishtinë, për shkak të disa problemeve teknike që janë shfaqë në rezervuarin e Shkabajve, jemi të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm tash në orën 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Këto reduktime ujësjellësi ka bërë të ditur se janë planifikuar nga ora 00:00 deri në orën 05:00, por sonte ndërprerja e furnizimit të ujit është bërë dy orë më herët.

“Kërkojmë mirëkuptim deri në rregullimin e problemit në rezervuar”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/

Prishtinë, 23 shtator – Të nderuar konsumatorë të Fushë Kosovës dhe lagjes " Kalabria" në Prishtinë, për shkak të disa…

Posted by Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" sh.a on Wednesday, September 23, 2020