image Fushata për njohjen e Kosovës, reagon ministri serb Daçiq

Rajon

Deklaratë/ Fushata për njohjen e Kosovës, reagon ministri serb Daçiq

news image

Ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke i kërkuar Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Prishtinës dhe Tiranës që të mos bëjnë fushatë për njohjen e Kosovës ashtu siç po i bëjnë Serbisë që të ndërprejnë fushatën e saj për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Ky reagim i tij erdhi pas propozimit që homologu i tij nga Shqipëria, Gent Cakaj bëri në Prishtinë  për fillimin e një fushatë të përbashkët për të njohur shtetësinë e Kosovës, raporton Tanjug.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Ckaj, ka deklaruar gjatë vizitës në Kosovë se i ka propozuar homologut të tij, Glauk Konjufcës që dy shtetet të bëjnë fushatë për njohje të shtetit të Kosovës, me shpenzime të përbashkëta./ Gazeta Sinjali/