Tyson Fury ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në Las Vegas.
Në ringun amerikan, Fury ishte vënë përballë Otto Wallin, në ndjekje të fitores së radhës, fitore të cilën edhe e arriti.
Gjatë duelit të cilin e fitoi vetëm pas 12 raundeve, Fury ka pësuar edhe disa goditje të forta nga kundërshtari suedez.
Një nga goditjet i shkaktoi edhe të çara në fytyrë, duke ia vështirësuar jashtëzakonisht shumë duelin.
Sipas ‘BT Sport’, boksieri britanik është dërguar në spital, menjëherë pas duelit, si pasojë e dëmtimeve të marra në duel.