Edhe Anthony Fauci, si shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka ardhur nga një laborator kinez.
Në një intervistë për National Geographic, eksperti më i lartë amerikan për sëmundje infektive dhe anëtar i grupit të Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se “nëse shikoni evolucionin e virusit tek lakuriqët dhe çfarë ka tani, provat shkencore shkojnë fuqishëm në drejtimin që virusi nuk mund të manipulohej artificialisht ose qëllimisht”.
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, se ka prova të rëndësishme që virusi vjen nga një laborator kinez.
Pekini ka mohuar gjithmonë, po ashtu disa shtete kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize./Gazeta Sinjali/