Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur për t’i ndihmuar forcave të Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo është konfirmuar nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, i cili ka shkruar se së bashku dhe në kohë të vështira jemi më të fortë.
“Së bashku jemi më të fortë në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë
I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë.
Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani.
Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë.
Së bashku jemi më të forte në kohë të vështira me vëllezërit e motrat tona!