Është nxjerrë i gjallë i riu që komunikonte vazhdimisht me forcat e shpëtimit në Durrës.
Ramë Lala, rreth 17 vjeç, pjesëtar i familjes Lala, banesa e të cilëve në zonën e Kënetës në Durrës u shemb plotësisht duke zënë gjithë familjarët ka arritur të shpëtojë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se i riu nuk ka shfaqur asnjë dëmtim dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Ai është transportuar në spital. Mësohet se i riu ka pyetur për të ëmën teksa është marrë me barelë. “Ku është mami”, mësohet se ka thënë ai.
Mësohet se ata që kanë ndërhyrë duke e nxjerrë nga rënojat kanë qenë një grup të forcave të ardhura nga Kosova.