image FSK-ja dhe policia tërheqin trupin e pajetë të zhdukur disa javë më parë në afërsi të lumit Llapushnicë

Kosovë

Siguri/ FSK-ja dhe policia tërheqin trupin e pajetë të zhdukur disa javë më parë në afërsi të lumit Llapushnicë

news image

Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.

Pas tërheqjes së trupit i është dorëzuar mjekësisë ligjore.

“Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë. Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore”, bëhet e ditur në faqen zyrtare të Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së në Facebook./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/posts/143165447262151?xts%5B0%5D=68.ARDUKfVNSifuAUZJTHWBk2I1efgeir4z0yInSNdu-f9ek0aWZelqXWk2UrIE9uAmcNCfFp0x9SG4ftmgdu9AZPDUF7rLWchP4prbuPb0rWIlwVNTLnBfHc48pHUzRmkPxJJxng_KjjLSGsmFlD45PFaiG1quqZSzZzftM15731r_hi1ZsO1ewtV3_O5f7ZIKjMm4V0mIAHzDq7LU66605AvofG0HdgAHRhcewpiKiCaLhuxVb54TzYYxRsz7XKcTEs6ErSTPTJIpo4cnZ_GSJdgeEqIKxYcMMw9tBuwW90FEXllDOA44fI9YS7Ro6doe8D7k4Qwy4ggS4sTpst_8LwM&tn=-R