image Fshatari sulmon policin me bisht lopate, dërgohet në Qendrën e Ndalimit

Kosovë

Sulm/ Fshatari sulmon policin me bisht lopate, dërgohet në Qendrën e Ndalimit

news image

Një banor i fshatit Llapashticë të komunës së Podujevës ka sulmuar me lopatë një zyrtar policor duke e bërë atë të kërkonte ndihmë mjekësore, merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 teksa i dyshuari, L. Potera iu kishte vënë pas viktimës dhe në befasi e kishte goditur nga prapa në krah me shkopin e lopatës.

Me këtë rast ishte krijuar një përleshje mes tyre dhe për pasojë viktima kishte pësuar lëndime trupore, për të cilat, ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.

E tërë përleshja është zhvilluar në korridorin e stadiumit të improvizuar në këtë fshat ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi.

Polici me inicialet A.H në momentin e incidentit kishte qenë jashtë detyrës zyrtare.  

Sulmuesi i dyshuar është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë./Gazeta Sinjali/